Dimitri Kuleba, i ka bërë thirrje Rusisë për armëpushim, në mënyrë që të kryhen riparime në centralin bërthamor të Çernobilit

Dimitri Kuleba, i ka bërë thirrje Rusisë për armëpushim, në mënyrë që të kryhen riparime në centralin bërthamor të Çernobilit

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dimytri Kuleba, i ka bërë thirrje Rusisë që të pajtohet për armëpushim, në mënyrë që të kryhen riparime në centralin bërthamor të Çernobilit, vendi ku ka ndodhur katastrofa më e madhe bërthamore. Ky central është shkëputur plotësisht nga rrjeti elektrik dhe ka shqetësime për rrjedhje të rrezatimit. Kompania ukrainase e Energjisë, Ukrenergo, ka thënë më 9 mars se rryma është ndalur në central për shkak të një ndërprerjeje të linjës elektrike që lidh centralin bërthamor të Çernobilit me furnizuesin e energjisë elektrike në Kiev. Kjo ndërprerje rrezikon rreth 20 tonë mbetje që duhet të ftohen vazhdimisht për të parandaluar rrjedhjet që potencialisht mund të rrezikojnë “Ukrainën, Bjellorusinë, Rusinë dhe Evropën”. E gjithë linja e furnizimit në centralin bërthamor të Çernobilit dhe objektet bërthamore, të kontrolluara nga ushtria ruse, janë dëmtuar”, ka thënë ministri Kuleba.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …