Miroslav Lajçak

I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak

I  dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron në Bruksel. Ai me këtë rast është takuar edhe me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Jam shumë i lumtur që mirëprita Gabriel Escobarin sot në Bruksel. Ne ndajmë të njëjtin qëndrim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën ruse në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e integrimi i rajonit në BE të bëhet realitet”, ka shkruar Lajçak. I dërguari special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se situata në të cilën ndodhet Ukraina na mëson se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …