leoni

Njëra nga qendrat tregtare në Skenderaj është gjobitur sot nga Drejtoria e Inspekcionit, pasi është konstatuar se ka abuzuar me çmime

Njëra nga qendrat tregtare në Skenderaj është gjobitur sot nga Drejtoria e Inspekcionit, pasi është konstatuar se ka abuzuar me çmime, duke e shitur 1 litër vaj (3.49 euro) me çmim shumë më të lartë se ai i furnizimit, në këtë kohë kur tregu nuk është stabil, dhe që disa nga bizneset janë duke e shfrytëzuar situatën për të përfituar paligjshëm. Gjoba arrin vlerën prej 1 mijë eurove, ndërkohë që kjo pason shqetësimet e qytetarëve dhe kontrollin e vazhdueshëm te inspektorëve, për të ruajtur interesin qytetar. Komuna e Skenderajt ka treguar zero tolerancë karshi kujtdo që ka provuar apo provon të abuzojë me çmime. Drejtoria e Inspekcionit ka paralajmëruar vazhdimësi të aktivitetit kontrollues dhe gjoba kudo haset në parregullsi, si në çmime, ushqime me afat të skaduar dhe veprime të tjera jo të ligjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu mori pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar “Gratë e lirisë”

Kryetari Aliu mori pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar “Gratë e lirisë”. “Gratë e lirisë” …