Viola von Cramon

Cramon: Si kandidat për BE, Serbia duhet të dënojë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe të bashkohet me sanksionet e saj

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë të dielën se pret që Serbia si një shtet që pretendon anëtarësimin në BE të dënojë pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ajo ka reaguar përmes një postimi dhe ka shprehur shqetësimin e saj se si mediat në Serbi bëhen pjesë e fushatës dezinformuese nga Rusia. “Fushatat e dezinformimit nga Rusia fluturojnë lehtësisht në tabloidet serbe. Si një kandidat për BE, pres që udhëheqja në Serbi të dënojë luftën brutale të Rusisë në Ukrainë dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së. Ky është minimumi që ne kërkojmë”, ka shkruar raportuesja Cramon. Këto reagime Von Cramon i ka bërë duke shpërndarë një postim të Petrit Selimit, i cili ka publikuar ballinën e gazetës “Novosti” në të cilën thuhet se “Ushtria e Ukrainës po i vret njerëzit e tyre në Mariopol”.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …