Eman Rrahmani

Eman Rrahmani: Angazhimi im politik ka kuptim në pozitën time kundër të drejtave të anëtarëve të komunitetit LGBT+

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani beson se angazhimi i tij politik ka kuptim vetëm kur ai del kundër të drejtave të anëtarëve të komunitetit LGBT+ Ai propozoi që Kodi i ri Civil i cili do t’i hapte rrugë martesave mes personave të së njëjtës gjini të mos hedhet  fare në votim sot.  “E kisha lutë ministren e Drejtësisë shumë sinqerisht që ta tërheq këtë projektkod sot, t’i largojë këto dy pika,  tha ai. Duke konkluduar se shumë deputetë janë kundër, Rrahmani propozoi që çështja e të drejtave të komunitetit LGBT+ të trajtohet më vonë në një ligj të veçantë, kur edhe atëherë, ai do të jetë kundër. “Unë edhe atëherë do të jem kundër… Kjo nuk ka të bëjë me vullnetin tim, me angazhimin tim politik, me atë për çfarë jam unë këtu”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …