Joe Biden: Krimet e ushtrisë së Mianmarit kundër popullatës myslimane, në vitin 2017 përbëjnë gjenocid e krime kundër njerëzimit

Administrata e kryetarit amerikan,  Joe Biden, ka marrë qëndrim zyrtar lidhur me  krimet që ka kryer ushtria e Mianmarit,  kundër pakicës etnike myslimane, rohinja, duke saktësuar se veprimet e tilla  përbëjnë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, thanë zyrtarët amerikanë për Agjencinë Rojter. Ata shtuan se Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken do të shpallë vendimin të hënën, në Uashington, në Muzeun Përkujtimor të Holokaustit, i cili aktualisht ka hapur një ekspozitë mbi gjendjen e rëndë të Rohinjasve. Reuters raporton se forcat e armatosura të Mianmarit, në vitin 2017  nisën një operacion, masiv,  ushtarak që detyroi të paktën 730  mijë myslimanë Rohinjas të linin shtëpitë e tyre dhe të shkonin në Bangladeshin fqinj. Aty janë përballur me vrasje, përdhunime masive dhe zjarrvënie, derisa në vitin 2021 pushtetin në atë vend e ka marrë ushtria e Mianmarit. Zyrtarët dhe avokatët amerikanë edhe më herë kanë mbledhur prova në një përpjekje për të zbuluar seriozitetin e krimeve kundër popullatës myslimane, por ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte  refuzuar  të merrte një vendim të prerë lidhur me ato krime. (Al-Xhazira RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …