Kryetari Aliu gjatë vizitës në Turqi është pritur nga Kryetari i Komunës Bafra, Hamit Kılıç

Në vizitën zyrtare në Turqi, që po bënë kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka takuar Kryetarin e Komunës Bafra Hamit Kılıç, i cili e ka pritur në zyrën e tij, të mbushur përplot me bashkatdhetarë shqiptarë që jetojnë në Bafra, me të cilët bashkëbisedoi për mundësitë e shumta të bashkëpunimit mes nesh, shansin e potencialin që kanë qytetet tona për të ndërvepruar në aspektin ekonomik e kulturor, si dhe shkëmbimet e mundshme që do të krijonin e forconin lidhjen mes nesh. E veçanta e këtij takimi dhe që u bë për nderin e kryetarit Aliu me bashkëpunëtor, ishte pritja që t’i vizitonin e që me këtë rast, Kryetari i Bafras, zyrtarizoi një anëtar shqiptar në Kuvendin e Komunës së Bafra-së, Bayram Sener, veprim ky që flet mjaft për respektin reciprok mes popujve tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila …