Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kosova duhet ta shmangë “trajtimin e çështjeve një nga një” me Serbinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar për zgjedhjet e Serbisë, të cilat do të mbahen më 3 prill. Haradinaj ka thënë se Kosova duhet ta shmangë “trajtimin e çështjeve një nga një” me Serbinë, duke shtuar se çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme. “Çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme, por ne duhet të shmangim trajtimin e çështjeve një nga një. Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t’i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë. Tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin tonë për paqen në Ballkan”, ka shkruar, Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …