Lumir Abdixhiku: Opozitën do ta bëjmë në Kuvend, studio televizive dhe në takime me qytetarë e jo si LV-ja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar si të paaftë dhe arrogante qeverisjen njëvjeçare të kryeministrit, Albin Kurti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar  si të paaftë dhe arrogante qeverisjen njëvjeçare të kryeministrit, Albin Kurti. Ai në një konferencë për media ka thënë se në 12 muajt, Qeveria Kurti është përcjellë me populizëm dhe arrogancë. Sipas tij, Qeveria Kurti ka braktisur kauzat fundamentale që i proklamonte Vetëvendosje. Ai ka përmendur emërimet e bordeve në ndërmarrjet publike, për të cilat ka thënë se kanë rezultuar të jenë fatale. Po ashtu, ai ka kritikuar qeverinë edhe për krizën energjetike. “Janë përmbledhur 12 fusha të qeverisë së paaftë të Kosovës përgjatë 12 muajve, e cila është përcjellë me populizëm, arrogancë dhe me braktisje të kauzave fundamentale. Nga kriza e pandemisë e tek rritja e çmimeve qeveria ka braktisur qytetarët tanë”. “Kjo qeveri ka qenë shumë e aftë në kapjen e bordeve. Kapja e këtyre institucione ka rezultuar të jetë fatale edhe me krizën energjetike. Është karakterizuar sa i përket takimeve të rëndësishme me ndërkombëtar. Izolimi i Kosovës po merr formë çdo ditë. Nuk përjashtohet as qasja e kësaj qeverie sa i përket dialogut. Në politikën e brendshme ka qenë sa arrogante ashtu edhe konfliktuoze”, ka thënë Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …