Kryetari amerikan, Joe Biden, tha se Vladimir Putin, gaboi kur mendoi se NATO do të ishte e ndarë sa i përket Ukrainës. Në një konferencë për media, Biden tha se pushtimi rus i Ukrainës ka rritur unitetin brenda NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, G7. Ai nuk mendoi se ne mund ta ruanim këtë kohezion, tha Biden duke iu referuar Putinit. Bajden shtoi se NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sa është sot. Putin po përballet me të kundërtën e asaj që ka menduar se do të ndodhte kur vendosi të hynte në Ukrainë. Shtetet e NATO-s dhe aleatët e tjerë kanë vendosur sanksione të ashpra ekonomike kundër Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore
Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore. “Gjatë …