ILD-ja ka nisur hetimet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit

ILD-ja ka nisur hetimet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit

Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Shqipëri ka nisur hetimet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka regjistruar ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke legjitimuar në këtë mënyrë Komisionin e Rithemelimit. Vendimi që ka marrë  gjyqtari Agron Zhukri, i hap rrugë marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike nga 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, i cili përmes votës së 4935 delegatëve në Kuvendin e 11 Dhjetorit shkarkoi nga postet drejtuese Lulzim Bashën, nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë. Me regjistrimin në gjykatë të statutit të 11 Dhjetorit, gjykata i njohu Komisionit të Rithemelimit të drejtën e rikthimit në selinë e Partisë Demokratike, si dhe vulën e simbolet e reja të miratuara në Kuvendin e jashtëzakonshëm. Ankesa pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u bë nga PD-ja. Ankesa është dorëzuar nga Gazment Bardhi pasi Zhukri dha vendimin pro Sali Berishës me njohjen e ndryshimeve statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit. Në njoftimin e ILD-së, thuhet se ankesa do të shqyrtohet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në përputhje me parashikimet e pjesës V, Kreut II të ligjit nr 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe parashikimet e Pjesës IV Kreu I dhe III të ligjit nr 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë i ndryshuar dhe ju do të njoftoheni për çdo vendim që do të merret mbi këtë ankesë”.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …