Halit Barani: Si ndodhi Masakra në Izbicë dhe cilët ishin kriminelët

Halit Barani: Si ndodhi Masakra në Izbicë dhe cilët ishin kriminelët

Këtu e 23 vite më parë, saktësisht, më 28 mars 1999 ditë Bajrami, në Izbicë të Skenderajt, hordhitë ushtarake, paraushtarake dhe milicia kriminele çetnike serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë të disa fshatrave të Drenicës pa dallim moshe e gjinie.

Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.

Këtu e 23 vite më parë saktësisht, më 28.III.1999 ditë Bajrami, në orët e mbrëmjes, kriminelët civilë serbë, banorë të fshatit Suhadoll i Epërm, të cilëve iu printe postieri Lubisha Simiq, në oborrin e shtëpisë së vet e vrasin Fehmi (Rexhep) Alushin (49 vjeç) dhe djalin e tij,  Rexhep (Fehmi) Alushin (19 vjeç), djemt e vëllaut të Fehmiut, Avni (Alush) Alushin (22 vjeç) dhe Ilmi (Alush) Alushin (32 vjeç).

Prej aty, në afërsi të ish-kafiterisë “Te Llapa”, policët serbë vrasin edhe Eshref (Fazli) Eminin (54 vjeç), Qerim (Brahim) Rexhepin (50 vjeç) dhe Ahmet (Qerim) Rexhepin (18 vjeç) nga fshati Suhadoll i Mitrovicës, miq të familjes Alushi.

Sipas deklaratës së bashkëshortes së Qerimit, Sabrije Rexhepit (48 vjeç) dhe Zejnepe (Bajram) Eminit (50 vjeç), bashkëshorte e Eshrefit, të cilat kanë qenë të pranishme kur janë pushkatuar të lartpërmendurit, në mesin e kriminelëve ka qenë edhe milici, Ratko Antonijeviq.

Vlen të ceket se deklaratën e ka marrë prej tyre autori i këtyre rreshtave, më 29 mars 1999.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …