Covid

Sot kanë vdekur dy të infektuar me virusin korona, janë paraqitur 16 raste të reja, janë shëruar 76 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  830testime  sa janë bërë në nivel vendi, 16    të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur dy të infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 76  të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 223 mijë e 648. Numri i rasteve aktive ka zbritur në  597 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …