Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj ish-kryeministrit Haradinaj dhe të tjerëve

Për shkak të parashkrimit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka pushuar procedurën penale kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shtatë të akuzuarve tjerë, Rexhep Selimi, Lah Ibrahimaj, Zafir Berisha, Shqipe Pantina, Time Kadrija, Daut Haradinaj dhe Visar Ymeri. Ata akuzoheshin se në nëntor të 2015 penguan zyrtarët policorë në arrestimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar mbrojtësi i Daut Haradinajt, avokati Kujtim Kërveshi. Në aktvendimin e shkallës së parë, thuhet se në këtë çështje ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale. “Duke ju referuar emërtimit ligjor të veprës penale për të cilën janë akuzuar të pandehurit e lartcekur, kjo gjykatë konstaton se në këtë çështje penale parashkrimi absolut i ndjekjes penale ka arritur me datë 17 nëntor të vitit 2021.”, thuhet në vendimin e gjykatësit Ngadhënjim Arrni, publikuar  më 21 mars 2022, e të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …