Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Sali Berisha: Në PD nuk mund të ketë persona ‘non grata’, unë jam fituesi e kryetari i zgjedhur i saj

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë për herë të parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që prej pezullimit dhe përjashtimit të tij.  Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes, Berisha i ka kthyer përgjigje kryetarit të Grupit Parlamentar te PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili u shpreh më herët se Berisha nuk është pjesë e Grupit Parlamentar. Berisha tha se e cilëson ‘zero’ vendimin e marrë nga kryetari i larguar, Lulzim Basha. Kërkesës për të bërë një hap pas, ish kreu i PD-së iu përgjigj duke thënë se ‘të krahasosh fituesin me humbësin është një gabim i madh logjik’. Për deklaratën se në PD nuk mund të ketë persona ‘non grata’ Berisha, tha se për këtë çështje ka folur anëtarësia e partisë. Berisha u pezullua si anëtar i PD në shtator 2021, pasi ishte shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe më pas në janar 2022 u përjashtua nga partia pak pas Kongresit të thirrur prej tij, raporton Euronews Albania.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …