Dy kadetë të FSK-së do të diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërorre “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar

Mjetet e grumbulluara në Fondin e Sigurisë duhet të jenë të njohura për publikun

Mjetet e grumbulluara në Fondin e Sigurisë duhet të jenë të njohura për publikun, thonë përfaqësues të shoqërisë civile dhe anëtarë të Komisionit për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Qytetarët e Kosovës tash për tash nuk do të dinë se sa para janë grumbulluar në Fondin e Sigurisë për shkak se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta mbajë konfidecial këtë informacion. Kjo, siç ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke u mbështetur në vlerësimet profesionale “që marrin parasysh sigurinë kombëtare”, edhe në pajtim me Ligjin për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë. Qeveria e Kosovës, më 2 mars, ka themeluar Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë. Ky fond është themeluar, siç ka thënë kryeministri Albin Kurti, bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”.

 

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …