Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kërkon faljen e dënimeve të pandemisë për qytetarët dhe bizneset

KMDLNJ: Selektimi vetëm një besimi fetar është i pa pranueshëm, sepse të gjithë kanë të drejtë që t’i praktikojnë besimet e tyre

Në shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” dje është raportuar se është vendosur një shenj që ndalon mbulesën me shami  në ambientet e kësaj shkolle. Kjo bëri bujë të madhe dhe pati reagime të shumta, në të cilat dënohej ky akt diskriminues. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ku ka thënë se ky veprim është diskriminues, paragjykues dhe kundër të drejtave dhe lirive të njeriut. Sepse, sipas KMDLNJ -së selektimi i vetëm një besimi është i pa pranueshëm, pasi të gjithë kanë të drejtë që ta praktikojnë besimin e tyre. “Bartja e shamisë pati nxitur shumë debate sidomos viteve të fundit dhe KMDLNJ -ja ka kërkuar të rregullohet me ligj kjo çështje ndërkaq konsideron se vajzave dhe femrave që kanë bartur shami u janë shkelur të drejtat e njeriut, si në shkollë ashtu edhe gjatë konkurimit për një vend pune ku përcaktuese për mospranim nuk ka qenë mos-përgatitja profesionale por bartja e shamisë ndonëse në vendim për refuzim nuk thuhet ashtu”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Në Tiranë mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes, pritet prezantimi i Planit Marshall të Ramës

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se më 10 shtator në Tiranë do të …