Vlora Dumoshi

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka reaguar pas punësimeve masive të aktivistëve të Vetëvendosjes në KEK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka reaguar pas punësimeve masive të njerëzve të Vetëvendosjes në KEK. Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se tash e tutje KEK-u prodhon punësimin e familjarëve të Lëvizjes Vetëvendosje. “Trafostacioni i parë i qeverisë Kurti pas një procesi transparent hapi dyer të reja, për axhallarët e dajët në kapjen e Korporatës Energjetike të Kosovës. Tani, distribucionet e KEK – ut, fillojnë nga selia qendrore e Albin Kurtit”. “Në çdo vend ky titull mbanë emrin KAPJE. Asnjë kalkulim për 12 muaj nuk po ua ndal armatën e kushërinjve. Kjo bandë me mburrje trajton rritjen ekonomike në Republikë. Në rrethana, si këto Kosova s ka veçse qeveri!”, ka shkruar deputetja Dumoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …