Ministria e Mbrojtjes së Rusisë mohon se ushtria ruse ka masakruar civilë në Buça, në rajonin e Kievit të Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë mohon se ushtria ruse ka masakruar civilë në Buça, në rajonin e Kievit të Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë  ka argumentuar se pretendimet që ushtria ruse ka masakruar civilë në Buça, në rajonin e Kievit të Ukrainës, janë të pavërteta.  Fotot dhe videot e publikuara nga qeveria e Kievit nga Buça paraqesin provokim. Gjatë kohës që ky vendbanim ishte nën kontrollin e trupave ruse, asnjë banor i vetëm nuk u dëmtua nga ndonjë akt dhune, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ndihma humanitare është shpërndarë në zonë. Gjatë kësaj kohe, civilët ishin në gjendje të lëviznin lirshëm brenda qytetit dhe u evakuuan, thuhet në deklaratë, duke pretenduar se forcat e armatosura ukrainase bombarduan zonat në jug të qytetit, përfshirë edhe lagjet e banuara. Më 30 mars, një ditë pas bisedimeve ballë për ballë midis Rusisë dhe Ukrainës. në Turqi, të gjitha trupat ruse u tërhoqën plotësisht nga Buça, thuhet në deklaratë. “Gjithashtu, më 31 mars, kryebashkiaku i Buçës, Anatoliy Fedoruk, në një videomesazh konfirmoi se nuk kishte ushtri ruse në qytet, por nuk përmendi as banorët vendas që u qëlluan në rrugë me duar të lidhura. Prandaj, nuk është për t’u habitur që të gjitha të ashtuquajturat ‘prova të krimit’ në Buça u shfaqën në ditën e 4-të kur zyrtarë të inteligjencës ukrainase SBU dhe përfaqësues të televizionit ukrainas hynë në qytet. Është veçanërisht shqetësuese që trupat e të gjithë njerëzve imazhet e të cilëve u publikuan nga regjimi i Kievit të paktën katër ditë më vonë nuk janë ngurtësuar, nuk ka njolla karakteristike të kufomave dhe ka gjak në plagë që nuk mpikset. E gjithë kjo konfirmon në mënyrë të pakundërshtueshme se fotot dhe pamjet video nga Buça janë një tjetër trillim i regjimit të Kievit për mediat perëndimore, njësojë si ai në maternitetin në Mariupol dhe në qytete të tjera”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …