Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Moska do të përpiqet të pushtojë rajonin e Donbasit, për krijimin e një korridori tokësor nga Rusia në Krime

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Moska do të përpiqet të pushtojë “të gjithë” rajonin e Donbasit në lindje, me qëllim krijimin e një korridori tokësor nga Rusia në Krimenë e aneksuar. Por ai vazhdon të këmbëngulë se asnjë trupë apo avion i NATO-s nuk do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë. SHBA dhe BE do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë sot mes akuzave për krime lufte në qytetin ukrainas Bucha. Pamjet e varreve masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar në periferi të Kievit kanë tronditur botën. Uashingtoni thotë se do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse. Sipas informacioneve nga BBC, po shqyrtohen masa për dy vajzat e Putinit dhe bankën më të madhe të Rusisë. Putin ka dy vajza me Ludmila Putinën, Maria lindi në vitin 1985 dhe Katerina në vitin 1986.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu kritikon LDK-në: Frika për të marrë vendime e ka lënë Kosovën prapa

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj propozimit të LDK-së për qeveri tranzicionale, duke …