Një lajm i mirë për Rahovecin-MZHR përkrah projektin për trajtimin e qendrës së qytetit

Projekti për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit të Rahovecit, afër Shtëpisë së Kulturës, ka marrë përkrahjen financiare të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me 75.000 €.Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka thënë se ky projekt do të rris cilësinë për qytetarët e Rahovecit, të cilët do ta kenë një vend më shumë ku do të takohen më njëri-tjetrin dhe të jenë më aktivë fizikisht, duke shpenzuar kohën në mjedis të jashtëm. “Është një sukses i madh i Komunës së Rahovecit, e cila ka shpjeguar arsyeshmërinë dhe rëndësinë e projektit dhe ka bërë plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Tani është koha që të vazhdojmë pa humbur kohë, në mënyrë që projekti të kalojë procedurat e të realizohet sa më shpejtë që është e mundshme. Me këtë rast, falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Ministrin, Fikrim Damka, për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Komunës dhe qytetarëve të Rahovecit”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. Lajmin mund ta gjeni të publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …