Bugajski

Janusz Bugajski e ka cilësuar kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, njeri të strukturuar nga Putini për ta destabilizuar Ballkanin

Njohësi i çështjeve  të Ballkanit dhe analisti i njohur,  Janusz Bugajski, përmes një reagimi publik  e ka cilësuar kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, njeri të  udhëzuar nga Putini për ta destabilizuar Ballkanin. Për këtë, ai thotë se zgjidhja më e mirë është anëtarësimi i shpejtë i Kosovës dhe Bosnjës në NATO. Rruga e shpejtë drejt anëtarësimit në NATO n është thelbësore për të penguar luftën”, shkroi Bugajski.  Lidhur me vendimin e fundit të Serbisë, pati reagime edhe nga spektri politik i Kosovës. Dy vite më parë  zyrtarët  amerikanë e kishin paralajmëruar Beogradin për mos blerjen e sistemeve anti-ajrore nga Kina.  Ata i kishin tërhequr vërejtjen Beogradit zyrtar se  nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, ajo duhet të harmonizonte  pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …