Edi Rama

Edi Rama: Nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi nga Berlini se është shumë e rëndësishme që t’i fryjmë të gjithë erërave të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor. Në kontekstin e luftës në Ukrainë, Kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes së një gazetari nëse shqetësohet për armatimin e Serbisë në këtë situatë. “Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë, sepse nuk shoh arsye për t’u shqetësuar sot për sot dhe besoj që është shumë e rëndësishme që t’i fryjmë të gjithë erërave të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon, dhe patjetër është shumë e rëndësishme që të mbajmë sa më shumë bashkë, Ballkanin Perëndimor, edhe me ndihmën dhe mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, ku Gjermania ka një rol jashtëzakonisht të posaçëm. Nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne”, tha Rama. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …