Antonio Guterres

António Guterres: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një “struhi të vërtetë” krizash në ushqim, energji dhe financa

Shefi i OKB-së António Guterres, në Nju Jork, ka deklaruar se Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një “struhi të vërtetë” krizash në ushqim, energji dhe financa që kërcënon të shkaktojë dëme të mëdha, veçanërisht në ekonomitë e vendeve më të varfra, Gjatë prezantimit të raportit të parë të Grupit të Reagimit Global të Krizave për Ushqimin, Energjinë dhe Financat, i krijuar në ditët e para të luftës ruse në Ukrainë, Guterres tha se ndikimi i luftës është global dhe sistematik. “Afërsisht 1.7 miliardë njerëz, një e treta e të cilëve tashmë jetojnë në varfëri, tani janë më të ekspozuar ndaj ndërprerjeve në sistemet e ushqimit, energjisë dhe financave që po shkaktojnë rritje të varfërisë dhe urisë”. Guterres përmendi gjithashtu faktin se 36 vende importojnë më shumë se gjysmën e grurit të tyre nga Rusia dhe Ukraina. “Rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, mund të çojë në paqëndrueshmëri sociale dhe politike”, tha Guterres. “Bota jonë nuk mund ta përballojë këtë. Ne duhet të veprojmë tani”, tha ai. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …