leoni

Sot në orën 7 e 40 është kryer një sulm tjetër në drejtim Policisë së Kosovës në veri të vendit

Sot në orën 7 e 40 është kryer  një sulm tjetër në drejtim të dy  veturave të policëve të Kosovës, të  kanë qenë duke shkuar për ta realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Sulmi ka ndodhur me granatë dore dhe një automatik. Ky akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në grupe të ndryshme, në tri ditët e fundit janë kryer katër sulme. Sulmi i parë ka ndodhur nëpërmjet vendosjes së iriqëve metalikë në rrugë në kohën përfaqësish të njëjtë me të sotmen me qëllim të pamundësohet puna e Policisë dhe të rrezikohet drejtpërdrejtë jeta e policisë. Sulmi i dytë ka ndodhur duke e gjuajtur me gur Policinë e Kosovës, ndërkaq sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku në afërsi të punktit policor që bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale janë gjuajtur me armë zjarri. Sot drejtpërdrejtë janë goditur dy vetura që transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufitare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Është e dhimbshme dhe e turpshme  sesi një grupacion politik po e shndërron Kuvendin në një cirk

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj mos …