LDK

LDK-ja ka shprehur shqetësime në lidhje me raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësime në lidhje me raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, duke e specifikuar përpjekjet  për frikësim të përfaqësuesve të medieve nga politikanë, persona publikë, biznese dhe grupe fetare. Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, tha se liria e shprehës shpesh herë është cenuar nga pushteti. “Disa çështje serioze që trajtohen në raportin e fundit të raportit të DASH-t dhe raporteve tjera ndërkombëtare. Liria e shprehjes e cila është e garantuar me Kushtetutë është cenuar për mediat e gazetarët duke iu referuar raporteve kredibile, ku disa politikanë e të tjerë kanë ndërhyrë e kanë ushtruar presion ndaj tyre”, tha  Shqipe Mjekiqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Moldavia dërgon kontingjentin e ri paqeruajtës në Kosovë, 41 ushtarë i bashkohen misionit të KFOR-it

Një kontingjent prej 41 ushtarësh të Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë është nisur drejt Kosovës për …