Popullsia e Shqipërisë, në vitin 2021 u pakësua me mbi 36 mijë banorë

Popullsia e Shqipërisë, në vitin 2021 u pakësua me mbi 36 mijë banorë

Instituti i Statistikave në Shqipëri  raporton se në janarin e këtij viti, vendi pati më pak se 2.8 milion banorë, niveli më i ulët i tre dekadave të fundit. Rënia e lindjeve të reja, shoqëruar me plakjen e popullsisë me ritme të shpejta bëri që mosha mesatare të rritej në 38. 2 vjeç nga 37.6 që ishte një vit më parë. Sipas INSTAT, hemorragjia e pakësimit të popullsisë ka prekur thuajse gjithë vendin, ndërsa Gjirokastra, Berati dhe Dibra po përballen me ritmet më të shpejta të shpopullimit. I vetmi qark që pati shtim të banorëve vitin e fundit ishte Tirana. Emigrimi rezulton të jetë edhe shkaku kryesor i kësaj ecurie negative. Nga të dhënat rezulton se në një vit u larguan më shumë se 42 mijë qytetarë, ndërsa në vend pati pak më shumë se 9 mijë kthime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …