Memli Krasniqi: Ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi, derisa autorët e masakrave në Poklek e Çikatovë të dalin para drejtësisë

Për të përkujtuar të rënët në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, të realizuar nga ushtria e Serbisë, ishte për vizitë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. “Për të nderuar martirët e rënë, që u masakruan mizorisht nga dora e armikut, sot, bashkë me Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe pranë varreve të tyre. Dhembja e asaj dite të kobshme është ende e freskët në mesin e familjarëve të viktimave, ashtu si edhe kujtimi i tyre dhe i tërë popullit të Kosovës për tmerrin dhe terrorin e përjetuar 23 vite më parë. Andaj, ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi, derisa autorët e këtyre veprave makabre të dënohen. Lavdi martirëve të Çikatovës së Vjetër dhe Poklekut!, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Jorn Rohde: Thjesht dërgojeni statutin në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, theksoi se që nga viti 2013 të gjithë kryeministrat e Kosovës …