Sot Albini, Vjosa e Glauku mësuan më në fund se i ku i bie Pakleku e ku Çikatova

Sot Albini, Vjosa e Glauku mësuan më në fund se i ku i bie Pakleku e ku Çikatova

Edhe pse Masakrën me elemente holokausti kriminelët serbë të Milosheviqit e kanë kryer 23 vjet më parë, në Paklek  të vjetër dhe në Çikatovë të vjetër të Drenicës, (ashti sikur në shumë vende në Kosovës), sot për herë të parë publikisht, zyrtarisht dhe me  patetikë pushtetare e  patriotike i vizituan vend-masakrimet tre krerët më të lartë të “Republikës së Tretë”: Albin Zaim  Kurti, Vjosa  Raif Osmani dhe Glauk Sherif Konjufca.  Nuk është me rëndësi çka folën, si komentuan, si e dënuan krimin serb, por në fjalimet e tyre nuk pati premtime për kërkesat e të mbijetuarve, për interesimet e familjarëve, për hulumtimet e këtyre krimeve të shëmtuara që kryen barbarët serbë gjatë luftës në Kosovë dhe për ndonjë padi eventuale kundër monstrumëve që i kanë kryer këto krime.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …