Viola

Sot në Komisionin e Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme u zhvillua debati për draftin e raporteve: Kosovën Serbi

Sot në Komisionin e Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme është zhvilluar  debati për draftin e raporteve, lidhur me Kosovën dhe Serbinë. Për përmbajtjen e këtij raporti ka folur Viola von Cramon, raportuese për Kosovën. Disa folës në debatin e sotëm kanë shprehur mirënjohje për shpejtësinë, me të cilën Kosova kishte mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe kishte dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Në debat kanë folur edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe ata të shërbimit të Jashtëm të BE-së. Vasilis Maragos nga Komisioni Evropian ka shprehur mirënjohje për qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë. Ai ka përshëndetur në veçanti edhe pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në konferencën e donatorëve për Ukrainën. Maragos ka paralajmëruar se Komisioni do ta ndihmojë Kosovën për t’u përballur me pasojat ekonomike. Në mënyrë të veçantë Maragos ka përmendur nevojën për investime në sektorin e energjisë duke e quajtur krizën e fundit të furnizimit me energji në Kosovë, si alarm për t’u këndellur.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …