Shqipe Mjekiqi

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, kritikoi paraqitjen e ministres së Jashtme, Donika Shvarc, në KS të OKB-së

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, kritikoi me fakte  paraqitjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ajo tha se kryediplomatja Gërvalla u prezantua “pa ndonjë koncept”, por me shumë emocione, në KS të OKB-së. “Në paraqitjen e saj para Këshillit të Sigurimit ajo  gjatë replikës foli pa ndonjë koncept e me shumë emocione, duke personalizuar krejtësisht debatin. Si shkohet në këtë ngjarje pa përgatitur edhe argumentet për replikë? Nuk ka asgjë të paditur nga ajo që propagandon Serbia tash e 20 vjet. E argumentet janë në anën tonë”, tha ajo. Mjekiqi, me gjithë respektin që tha se ka ndaj saj, tha: “Gërvalla duhet pasur parasysh që ajo përfaqëson gjithë vendin në ngjarje të tilla dhe në replikën e saj nuk ishte as dinjitoze e as diplomatike”.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …