Sot më 4 korrik Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i takojnë sot përfaqësuesit e më shumë se 40 vendeve për të diskutuar lidhur me luftën në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i takojnë sot përfaqësuesit e më shumë se 40 vendeve për të diskutuar lidhur me luftën në Ukrainë. Takimi i tyre pritet të përqendrohet tek armatosja e Kievit në përpjekje për t’u mbrojtur nga një sulm vendimtar rus në lindje të Ukrainës, thanë zyrtarët amerikanë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, do të drejtojë takimin në bazën ajrore Ramshtein në Gjermani, pas një udhëtimi në Kiev, ku ai premtoi shtimin e mbështetjes amerikane lidhur me përpjekjet e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për luftën në vendin e tij. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Gjenerali Mark Milley, tha se qëllimi kryesor i bisedimeve ishte sinkronizimi dhe koordinimi i shtimit të asistencës së sigurisë për Kievin që përfshin armatim të rëndë, si dhe dronë luftarakë dhe municione. “Javët e ardhshme do të jenë shumë kritike. Ata kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që të jenë të suksesshëm në fushën e betejës. Dhe ky është me të vërtetë qëllimi i kësaj konference”, tha Milley. Jo më larg se dje, një zyrtar rus paralajmëroi se se për Rusinë do ishte e papranueshme furnizimi i Ukrainës me armë. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të …