Ministria e Arsimit

Komunat e Kosovës po shqyrtojnë mundësinë që ta padisin Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë për shkak të kontratave kolektive

Komunat e Kosovës janë duke e shqyrtuar mundësinë që ta padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të kontratave kolektive. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se pakënaqësia e komunave është nënshkrimi i kontratave kolektive në arsim dhe shëndetësi, pa mbulesë  financiare. Ai ka konfirmuar se edhe pse komunat nuk janë nënshkruese të këtyre kontratave, sipas tij ato po obligohen që t’i mbulojnë shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi i këtyre kontratave. “Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministritë nënshkruese të kontratave kolektive, pra kontrata kolektive për arsim dhe shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulesë  financiare. Komunat nuk janë kundër kontratave kolektive por mos mbulesa financiare dhe borxhet që burojnë nga këto kontrata duhet të mbulohen nga niveli qendror sepse ato janë nënshkruese të këtyre kontratave e jo komunat. Komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të kontratave kolektive po obligohen të mbulojnë shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi I këtyre kontratave duke iu krijuar komunave shpenzime te mëdha të procedurave gjyqësore-përmbarimore, ka saktësuar Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …