Ministri rus S. Lavrov

Sergej Lavrov: Rusia e di itinerarin e lëvizjes së armëve të perëndimit, ato do të goditën sapo të mbërrijnë në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov është shprehur se Rusia e di orarin e lëvizjes së armëve të perëndimit dhe, sipas tij, ato do të jenë objektiv sapo të mbërrijnë në Ukrainë. Sipas ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov Rusia nuk e sheh veten në luftë me NATO-n. Më shumë beson NATO, se është në luftë me Rusinë, tha Lavrov në një intervistë për televizionin, Al-Arabija. Po ashtu Rusia nuk kërcënon me armë atomike, tha Lavrov, janë mediat perëndimore që ekzagjerojnë në këtë pikë.  Ne nuk luajmë me një luftë atomike. Rusia vendosi në gatishmëri në fund të shkurtit, armët kërcënuese, që u kuptua në botë si sinjal kërcënues me arsenalin atomik. Rusia i di rrugët përmes të cilave, perëndimi do të dërgojë armë në Ukrainë. Këto armë do të bëhen objektiv sulmi “sapo të arrijnë në territorin e Ukrainës, ka paralajmëruar Llavrov.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …