Shfaqet publikisht ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar për një skandal të madh financiar

Shfaqet publikisht ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar për një skandal të madh financiar

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, është shfaqur publikisht për herë të parë pas dyshimeve të përfshirjes së tij në një skandal të madh financiar. Berishaj raportohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Paraprakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka mohuar akuzat. Berishaj ka shtruar iftar ku të pranishëm ishin edhe krerë të shteti kroat. “Festa e Bajramit sjell mbaresi, shendet dhe gjitha te mirat ne familjet shqiptare ka shkruar ai. Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes që u emërua ambasador i Kosovës në Zagreb vitin e kaluar është implikuar në një skandal të madh financiar për të cilin ka raportuar mediumi slloven Planet Tv. Berishaj ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …