Wolfgang Petrittch

Wolfgang Petritsch: Qëllimi i kancelarit, Olaf Sholz në takimin e sotëm është t’i kontribuojë zgjidhjes së çështjeve, në Ballkan

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Volfgang Petritq, vlerëson se qëllimi i kancelarit gjerman, Olaf Sholz me takimin e sotëm në Berlin është që t’i kontribuojë zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura në Ballkan. Ai do që të parandalojë “hapjen e fronteve të reja pas shpërthimit të luftës në Ukrainë”. “Ai synon zgjidhjen e çështjeve për të cilat Moska është e interesuar në to”, është shprehur Petriq për Tanjug. Me tej ai ka theksuar se në këto bisedime në Berlin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të tregojë gatishmëri për të qenë më fleksibil për të kontribuar në zgjidhjes e çështjes në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Ka përplot çështje individuale, teknike dhe politike që kanë nevojë të zgjidhen në mënyrë që të bëhet përparim. Gjermania mund të luajë rol kyç në këtë. Duket se qeveria aktuale gjermane është më aktive sesa në të kaluarën”. Sholz ka ftuar për sot në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …