LKÇK-ja vendosi pllaka përkujtimore në gjashtë lokacione të ndryshme në Prishtinë

LKÇK-ja vendosi pllaka përkujtimore në gjashtë lokacione të ndryshme në Prishtinë

Në kujtim të themelimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, u vendosën sot pllaka përkujtimore në gjashtë lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku ishin bazat e kësaj lëvizje. Njëri ndër ish-themeluesit e LKÇK-së, Avni Klinaku në zbulimin e pllakës, në vendin ku ishte marrë vendimi për themelimin e LKÇK-së, tha se kjo lëvizje ishte themeluar duke parë gjendjen e Kosovës të asaj kohe – 1993, dhe nevojën për t’i dalë në ndihmë popullit i cili po vuante nga regjimi serb. Një nga pllakat e zbuluara ishte edhe ajo në shtëpinë që dikur ishte redaksia e gazetës  “Çlirimi”, e cila ishte organ i LKÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …