Kuvendi i Kosovës më në fund ka miratuar Komisionin Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. Ky komision është iniciuar nga partitë opozitare. Komisioni është miratuar me 93 vota për. Ky komision do të drejtohet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj. Përbërja e plotë e Komisionit Hetimor: Driton Selmanaj – kryetar, Ferat Shala – zëvendëskryetar, Eliza Hoxha – anëtare, Besian Mustafa – anëtar, Pal Lekaj – anëtar, Artan Abrashi – anëtar, Enver Haliti – anëtar, Jeta Stratovci – anëtare, Mimoza Kusari – Lila- anëtar, Adem Hoxha – anëtar, Fridon Lala – anëtar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
