Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjatë qëndrimit në Shtetet e bashkuara të Amerikës,  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit. Ai sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. Pas  kritikave të shumta,  që mori për shtyrjen e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti në një konferencë për media kishte  thënë se pengesa kryesore ishte logjistike-teknike, sepse, sipas tij, nuk mund të shkohet për tri ditë në një shtet aq të largët. Madje, ai paralajmëroi se kur të shkojë, do të qëndrojë për 10 ditë apo dy javë, sepse Amerika është një shtet shumë i madh. Edhe takimet që mund t’i bëj atje do të jenë më të shumta sesa në Evropë,  kishte thënë Kurti për vizitën e tij në Amerikë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …