Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,  ka përkujtuar heroin e kombit  Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij. Krasniqi ka shkruar  se Luan Haradinaj ka lënë prapa shumë mësime me shembullin e tij persona. “Me 6 maj të vitit 1997, ra për të mos vdekur kurrë, një ndër pushkët e para të lirisë, Luan Haradinaj. Luani ishte vetëm 23 vjeç, por mbrapa na la shumë mësime, me shembullin e tij personal. Mes tjerash, na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha, në secilën sfidë e në secilën ditë. 23 vjet ka edhe Liria e shtetit tonë sot, e cila u mundësua falë heroizmit e sakrificës së Luanit dhe bashkëluftëtarëve të tij që ranë në rrugën e çlirimit. Dëshmorët janë themeli i palëkundur i shtetit tonë. Lavdi të përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi në  një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …