Kadri Veseli

Kadri Veseli u shpreh se ka dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt dhe ta dëshmojë me fakte pafajësinë para qytetarëve

Sot në Gjykatës Speciale Hagë ka vazhduar konferenca e radhës për ecurinë e çështjes kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale, e cila ka  dorëzuar aktakuzën e ndryshuar, dhe versionet e redaktuara. Prokuroria shtoi akuzat e reja me pretendimet për krime të kryera në Budakovë e Semetisht të komunës së Therandës, midis 4 korrikut 1998 dhe shtatorit, Tutje, sipas prokurorisë aktakuza tjetër ka të bëj me krimet që pretendohen që janë kryer në Komunën e Gjilanit në muajin korrik të vitit 1999, në lidhje me tre persona. Gjyqtari i procedurës paraprake gjatë seancës e pyeti Kadri Veselin  nëse i ka kuptuar akuzat e reja. Në përgjigjen e tij Kadri  Veseli u shpreh se ka dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt dhe të dëshmojë me fakte pafajësinë para qytetarëve të Kosovës dhe këtij gjyqi, pasi jam pafajshëm për akuzat të cilat m’ u kanë  drejtuar nga Prokuroria, tha Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …