FSK

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, edhe pse për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i të gjitha 30 vendeve anëtare të Aleancës. Mbështetjen amerikane për Kosovën dhe aspiratat e saj në këtë drejtim e ka shprehur zëdhënësi i misionit të SHBA-së në NATO, Xhefri Adler. Ai po ashtu rikujtoi se “të gjitha vendimet e Aleancës, përfshirë edhe për Partneritetin për Paqe, merren me konsensus” dhe kjo do të thotë se  anëtarësimi nuk mund të bëhet derisa pesë shtete të BE-së në NATO, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …