Në 41-vjetorin e rënies, komuna e Skënderajt ka përkujtuar heronjtë e vitit 1981, Tahir Meha dhe Nebih Meha

Në 41-vjetorin e rënies, komuna e Skënderajt ka përkujtuar heronjtë e vitit 1981, Tahir Meha dhe Nebih Meha

Në 41-vjetorin e rënies, komuna e Skënderajt ka  përkujtuar  heronjtë e vitit 1981,  Tahir Meha dhe Nebih Meha. Në nderim të 41-vjetorit të rënies së heronjve Tahir e Nebih Meha, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, bashkëluftëtarë, asamblistë, drejtorë komunalë, familjarë e qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në homazhet e organizuara pranë varreve të dëshmorëve dhe pranë busteve të tyre tek kulla në Prekaz. Kryetari Fadil Nura para të pranishmëve ka thënë se heroizmi i Tahir e Nebih Mehës ishte i jashtëzakonshëm për çka do të kujtohet gjithmonë nga brezat e ardhshëm. Ndërsa nënkryetari Sami Lushtaku, i ka cilësuar si udhërrëfyes për shumë nga themeluesit e UÇK-së, si dhe tregues se mënyra e vetme për të ju kundërpërgjigjur regjimit serb ishte përmes grykës së pushkës.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …