Blinken

Blinken i shqetësuar nga ndërhyrja e policisë izraelite në ceremoninë mortore të gazetares, Shireen Abu Akleh

Sekretari amerikan i  Shtetit, Antony Blinken, ndihet thellësisht i shqetësuar nga ndërhyrja e policisë izraelite në ceremoninë mortore të gazetares së vrarë palestineze,  Shireen Abu Akleh. Në një deklaratë me shkrim, Blinken ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet ndaj familjes dhe të afërmve të gazetares palestinezo-amerikane, Abu Akleh. “U shqetësuam thellë kur pamë pamjet që policia izraelite ndërhyri pa autorizim (pa leje) në ceremoninë e funeralit të Abu Akleh. Çdo familje meriton që t‘i varrosë të dashurit e tyre në mënyrë dinjitoze dhe pa pengesë. Vazhdojmë të jemi në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit tanë izraelitë dhe palestinezë dhe palëve u bëjmë thirrje që të distancohen nga veprimet që do të rrisin më shumë tensionet”, tha në deklaratën e tij Blinken. Shireen Abu Akleh gazetarja 51-vjeçare me përvojë në terren për kanalin Al-Jazeera me qendër në Katar, u vra me zjarrin e hapur të ushtarëve izraelitë më 11 maj, teksa po ndiqte bastisjen e ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Jenin që ndodhet në Bregun Perëndimor nën pushtim. (Anadolu Agency)

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …