Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Me të drejtë e kemi vlerësuar që qytetarët po vidhen, jemi të lumtur që gjykata vihet në mbrojtje të interesit publik

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që qytetarëve t’u kthehen paratë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që pezulloi vendimin ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Haradinaj përmes një postimi  ka thënë se me të drejtë u vlerësua që paratë e qytetarëve po vidhen. “Presim që qeveria të marrë vendim të shpejtë që paratë që iu morën qytetarëve përmes faturave të fryera, tu kthehen pa vonesë”, ka thënë ai. Dje Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore, në Prishtinë, për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Në aktvendimin e Apelit, thuhet se ankesa e ZRRE-së është refuzuar si e pabazuar.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …