Bardhul Mahmuti

Bardhyl Mahmuti: Kosovë, urime fitorja e Fatmir Limajt!

Në kontekstin historik kur lufta e UÇK-së është  shndërruar në akuzë permanente, vendimi i shkallës së prerë i Gjykatës së Apelit për të shpallur Fatmir Limaj të pafajshëm lidhur me rastin e ashtuquajtur “Kleçka”, është  fitore e madhe kombëtare! Duke qenë në dijeni të plotë për vuajtjet e Fatmir Limajt, bashkëluftëtarëve të tij dhe të familjeve të tyre, pastërtia e luftës çlirimtare është grushti më i rëndë që u jepet qarqeve antishqiptare që montuan procese të njëpasnjëshme gjyqësore. Për këtë arsye, përtej vuajtjeve individuale dhe familjare, Fatmir Limaj i dhuroi edhe një fitore të madhe Kosovës. Faleminderit Fatmir! Mbes me shprese se edhe proceset tjera të montuara kundër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përfundojnë me ngadhënjimin e drejtësisë dhe shpalljen e pafajësisë së plotë të atyre që padrejtësisht mbahen në burgje!

Me respekt

Bardhyl Mahmuti

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …