Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Sipas ligjit të ri, asamblistët e kuvendeve komunale nuk janë të detyruar të deklarojnë pasurinë

Grupi Punues i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar punimet  për pakon e ligjeve antikorrupsion, në radhë të parë lidhur me Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit për deklarimin, kontrollin prejardhjen e pasurisë dhe dhurata.

Si kryetar i këtij grupi punues, Besnik Tahiri, ka njoftuar se sipas ligjit të ri, asamblistët e kuvendeve komunale nuk do të jenë të detyruar që të deklarojnë pasurinë. Po ashtu, Tahiri ka bërë me dije se Agjencia Kundër Korrupsionit do të ketë të drejtën për shqiptimin e gjobave për ata zyrtarë që nuk e deklarojnë apo e deklarojnë rrejshëm pasurinë.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …