Shaip Kamberi

Gjykata në Serbi ka vendosur të ripërsëriten zgjedhjet në Tërnoc të Bujanocit ku pritet që Shaip Kamberi të zgjidhet deputet

Shaip Kamberi është kandidati i vetëm shqiptar që ka mbetur në garë dhe ka gjasa reale për të fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë. Gjykata në Serbi ka vendosur të ripërsëriten zgjedhjet në Tërnoc të Bujanocit. Si pasojë e këtij vendimi të premten më 27 maj do të ketë sërish zgjedhje në Qendrën e Votimit nr. 6 në Bujanoc. Shaip Kamberi është kandidati i vetëm shqiptar që ka mbetur në garë dhe ka gjasa reale për të fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë, derisa koalicioni i kryetarit aktual të Preshevës, Shqipërim Arifi, nuk ka gjasa matematike për të fituar mandat deputeti edhe pas ripërsëritjes së zgjedhjeve në Tërnoc. Në Qendrën e Votimit nr. 6 në Bujanoc, Shaip Kamberit i nevojiten edhe rreth 650 vota për të kaluar pragun e nevojshëm për mandatin e deputetit. Në këtë qendër votimi kanë të drejtë vote gjithsejtë 1,089 qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …