Qeveria e Kosovës

Qeveria ka themeluar Komisionin për memorialin e fëmijëve të vrarë gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, është themeluar sot Komisioni Ministror me qëllim të hartimit, përgatitjes dhe zbatimit të projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”. Përgjegjësitë e Komisionit të kryesuar nga kryeministri janë: Hartimi i planit të projektit; Koordinimi i procesit; Monitorimi i zbatimit të projektit. Komisioni obligohet që brenda periudhës prej pesë muajsh nga data e hyrjes në fuqi të këtij Vendimi, t’ia paraqesë Qeverisë së Republikës së Kosovës rekomandimet lidhur me hapat e mëtejmë në drejtim të zbatimit të projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”.

Anëtarët e këtij Komisioni janë:

– Kryeministri, kryesues;

– Ministrja  e Drejtësisë, anëtare;

– Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; anëtar;

– Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;

– Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadriaj

Time Kadrijaj: Vetëvendosje po fsheh mungesën e shumicës me votimin e fshehtë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar se po …