Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, takohet me deputetët e Kuvendit të Kosovës

Ambasadori amerikan Xhef Hovenier do të  pritet në takim nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Takimi mes deputetëve dhe ambasadorit Hovenier është përcaktuar të mbahet  në Kuvendin e Kosovës. Nuk është dhënë njoftim zyrtar për temat dhe arsyen e këtij takimi, megjithatë bazuar në deklarimet e fundit të ambasadorit, pritet që një nga temat të jetë edhe çështja e pronave të Manastirit të Deçanit. Ditëve të fundit ambasadori Hovenier ka qenë shumë i zëshëm në lidhje me këtë çështje duke kërkuar që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016, të zbatohet dhe disa prona, për të cilat pronarë dhe komuna e Deçanit pretendon se janë të tyre, t’i jepen Manastirit pasi ata kanë fituar të drejtën sipas ligjit në gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …